Qeveria mendon të bllokojë Facebook-un, Youtube-n, Twitterin...

Qeveria mendon të bllokojë Facebook-un, Youtube-n, Twitterin…

Qeveria mendon të bllokojë Facebook-un, Youtube-n, Twitterin...Sipas javores “Fokus”, Qeveria e Maqedonisë planifikon të bllokojë funksionimin e rrjeteve sociale botërore të internetit Youtube, Facebook, Twitter, etj.

Qeveria po mendon që të shqyrtojë mundësinë e vendosjes së masava preventive kundër “tentimit për grushtshtet”, siç e karakterizojnë publikimin e audioincizimeve nga ana e opozitës.

Sipas javores “Fokus”, Qeveria planifikon të bllokojë funksionimin e rrjeteve sociale botërore të internetit Youtube, Facebook, Twitter, ndalesën e protestave dhe një seri të arrestimeve.

Gjatë ditës së djeshme i shqetësuar për situatën në Maqedoni ka qene edhe Richard Houit, i cili e paralajëmroi ministren e punëve të brendshm, e cila planmifikon të arrestojë liderin e opozitës.

Gjithashtu siç shkruan disa media, SHBA si masë preventive mund të bllokojë llogaritë bankare, vizat dhe pronat për politikanë, funksionarë, gjykatës dhe gazetarë nga Maqedonia. (INA)