Qeveria e re me program emergjence

Qeveria e re me program emergjence

Qeveria e re me program emergjenceGrupet e punës të ngritura nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim po punojnë për hartimin e programit të emergjencës për 300 ditët e para të qeverisjes.

Burime pranë të dyja grupeve thanë dje për gazetën Panorama se pasi kanë studiuar të dyja programet elektorale të të dyja partive, të cilat nuk kanë qëndrime që i ndajnë palët, do të nisë këto ditë detajimi i programit të ri. Programi i emergjencës do të jetë pjesë e programit qeverisës për katër vitet e ardhshme, ndërsa ai do të nisë të zbatohet konkretisht vetëm pas 1 janarit 2014.

Ekspertë të maxhorancës së re theksojnë se është emergjente që me nisjen nga puna të qeverisë së re të bëhet rishikimi i buxhetit për të bërë rialokim të fondeve në ata sektorë ku është më e nevojshme.

Sot, dy grupet e punës që kanë në përbërje të tyre ekspertët të njohur nga PS dhe LSI, do të mblidhen për të ballafaquar konkluzionet që ata kanë nxjerrë nga studimi i dy programeve dhe nisja nga puna e shkrimit të programit të 300 ditëve të para.