Qeveria e Kosovës fsheh 300 milionë euro shpenzime

Qeveria e Kosovës fsheh 300 milionë euro shpenzime

Qeveria e Kosovës fsheh 300 milionë euro shpenzimeQeveria e Kosovës realizon më shumë të hyra dhe bën më shumë shpenzime financiare sesa ato që paraqiten në raportet vjetore të buxhetit nga Ministria e Financave.

Bazuar në të dhënat që ofron Agjencia e Statistikave e Kosovës, Qeveria operon me rreth 300 milionë euro më tepër të holla brenda vitit. Këto mjetë financiare nuk janë të pasqyruara në raportin e shpenzimeve vjetore të hartuar nga Ministria e Financave.

Të dhënat që ofron ASK flasin se nga buxheti i vitit 2012 janë shpenzuar 1 miliard e 806 euro. Ndërsa, ato që janë bërë publike nga Ministria e Financave arrijnë në 1 miliard e 476 euro.

“Në vitin 2012 totali i shpenzimeve të Qeverisë së përgjithshme ishte 1 miliard e 806.6 milionë euro, prej të cilave shpenzimet rrjedhëse përfaqësuan 65.1 për qind. Konsumi i ndërmjetëm- blerja e mallrave dhe shërbimeve, paraqet kategorinë më të rëndësishme të shpenzimeve rrjedhëse. Transferimet rrjedhëse ekonomive shtëpiake pësuan rënie në vitin 2012 krahasuar me vitin 2011”, thuhet në raportin e publikuar nga ASK, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Por, zyrtarë të Ministrisë së Financave, nuk kanë dhënë qëndrim lidhur me publikimin e para disa ditëve nga ASK.