auto_500-euro-1024x576-650x3581474818561-e1497615413427-780x439

Qeveria ankand 30 milionësh të letrave me vlerë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur Ankandin e radhës të Letrave me Vlerë, ku u ofertuan Bono Thesari 12 mujore në vlerë nominale 30 milionë euro. Fondet e huazuara përmes këtij ankandi do të përdoren për rifinancimin e Bonove 12 mujore të emetuara më parë.

“Në këtë ankand, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 43.15 milionë euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 30 milionë euro. Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.27% vjetore”, ka njoftuar Ministria e Financave.