|

Qeveria 470 mijë euro Gjilanit

Me ndarjen e 470 mijë eurove nga Qeveria e Kosovës , Komuna e Gjilanit përfundimisht më nuk ka borxhe ndaj punëkryesve thotë kryetari Qemajl Mustafa. Shuma prej 470 mijë eurove pritet të paguhet javën e ardhshme, komunës do t’i mbetet që të vazhdoj me projektet e parapara.

Kryetari Qemajl Mustafa thotë se njëri nga projektet më kapitale për Gjilanin rregullimi i lumit Mirusha pritet të startojë ditët e ardhshme, meqë KRPP e ka shpallur të martën tenderin dhe pritet të jetë i hapur 40 ditë.

Sipas kreut të Komunës ,ky projekt kushton 3 milionë euro. ”Besojmë në konkurrencë dhe oferta të mira në mënyrë që të realizohet ky projekt domethënës dhe kapital për qytetarët e Gjilanit”, tha ai.

Mustafës, thekson se Qeveria ka premtuar ta ndihmojë Gjilanin edhe me 5 milionë euro, deri në fund të vitit, në mënyrë që të përmbyllen projektet e nisura kohë më parë. Që të vazhdohet lumi Mirusha dhe të realizohen disa projekte më të vogla nëpër lagjet e qytetit dhe në disa fshatra, raporton Rajonipress. “Nëse kjo agjendë e komunës përmbushet, jam i sigurt që qytetari i Komunës së Gjilanit do ta votoj sërish PDK dhe kandidatin e saj për kryetar. Do ta bëjë këtë sepse po e përmbushim me dinjitet kontratën e lidhur me qytetarin, për ta realizuar interesin e tij”, tha kryetari Qemajl Mustafa.

Komentoni