Qerret, mbytet një çift në det

Qerret, mbytet një çift në det

Qerret, mbytet një çift në detNje çift pushuesish humben jeten ne det, ndersa perpiqeshin te shpetonin djalin e tyre 7 vjecar, qe rrezikonte te mbytej.

Ngjarja ndodhi sot pasdite ne plazhin e Qerretit, ne Kavaje. Sipas policisë Sinan Shala, 48 vjec së bashku me bashkëshorten e tij, Jeta Shala, 46 vjec, kishin hyrë në det për të nxjerrë fëmijën e tyre minoren, por nuk kane mundur të dalin vetë prej andej si pasojë e dallgëve.

Pushuesit e tjere nderhyne per te shpetuar familjaret, por cifti i bashkeshorteve u mbyt, ndersa femija shpetoi.

Djali 7 vjeçar është dërguar për në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa trupat e pajetë të dy prinderve janë dërguar drejt morgut, ku pritet t’i nështrohen ekspertizës mjekoligjore. Familja Shala banonte ne fshatin Qerret dhe ishte me origjine nga Kosova.