11-besi_1107111359_1

Qerimi emërohet në krye të KH Kastrioti

Ish-hendbollisti i gjeneratës së artë së Borcit të Ferizajt, Besim Qerimi, do të drejtojë skuadrën e Kastriotit në edicionin e ri në Superligën e Kosovës në hendboll.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Kastriotit, Lulzim Abazi, të dielën. Ai bëri të ditur se Qerimi ka firmosur kontratë njëvjeçare me ekipin ferizajas.

Qerimi në postin e trajnerit ka zëvendësuar Sami Çerkinin. “Besim Qerimi do të drejtojë ekipin tonë në këtë kampionat dhe në garat ndërkombëtare.

Pasi kemi emëruar trajnerin do të nisim edhe me përforcime”, ka thënë Abazi. “Është fat i madh për ne që Qerimi ka pranuar të vijë prej Finlandës për të udhëhequr ekipin”. Përgatitjet Kastriotit do të nisin më 15 korrik, kurse ekipi nga Ferizaj do të përfaqësojë Kosovën në Kupën e EHF-së.