Pyetësori “mashtrues” i AKI-së

Pyetësori “mashtrues” i AKI-së

Pyetësori “mashtrues” i AKI-sëDhënia e notës negative për shumë zyrtarë të institucioneve të larta shtetërore në testin e sigurisë nga AKI-ja, ka detyruar organet përgjegjëse të kërkojnë që Departament i verifikimit të shkëputet nga inteligjenca kosovare dhe të veprojë si i pavarur, ashtu siç është e rregulluar në shumë vende të botës.

Ankesat e shumta për këtë proces lidhur me përmbajtjen “mashtruese” të formularit me mbi 200 pyetje, ka vënë në lëvizje institucionet përkatëse që mendojnë për ta shkëputur nga inteligjenca kosovare Departamentin e verifikimit.

Personi i cili duhet ta mbush këtë pyetësor, i duhet të djersitet mirë pasi duhet të mbush 20 faqe me plot 200 pyetje të cilat i kalojnë të gjitha masat e privatësisë.

Ditë më parë është raportuar se 24 zyrtarë të lartë nga Policia e Kosovës, duke përfshirë edhe komandantët rajonalë, kanë rënë në testin e sigurisë.

Të njëjtit dhe shumë të tjerë janë ankuar në të vetmin institucion që bën mbikëqyrjen e AKI-së, Komisionin Parlamentar. Këta të fundit kanë thënë se së shpejti do të marrin edhe nisma ligjore për ta shkëputur nga AKI-ja, Departamentin e verifikimit.

Nënkryetari i komisionit, Fadil Demaku, ka thënë se një veprim i tillë është i pashmangshëm.

“Departamenti për verifikim që vepron në kuadër të AKI-së, mendoj që duhet të ndahet nga kjo e fundit dhe të jetë një agjenci e pavarur e cila në formën më të mirë do të duhej t’i përgjigjej Kuvendit të Kosovës. Kjo qasje do të ishte shumë më demokratike dhe çështja e verifikimit nuk do të mbetej në duar apo interes të ndokujt për qëllime të caktuara”, ka thënë Demaku. /Tribuna/