“Pushteti i Beogradit në Kosovë po i dorëzohet Prishtinës”

“Pushteti i Beogradit në Kosovë po i dorëzohet Prishtinës”

“Pushteti i Beogradit në Kosovë po i dorëzohet Prishtinës”Marrëveshja për drejtësinë në Kosovë, arritur ndërmjet Beogradit e Prishtinës në Bruksel në fillim të këtij muaj, ka qenë hap i vogël në hapjen e kapitullit të parë të negociatave ndërmjet Serbisë e BE-së, shkruan gazeta e përditshme e Beogradit “Politika”.

Veç kësaj, shton kjo gazetë, sado që funksionarët shtetërorë pohojnë se marrëveshja është neutrale ndaj statusit, një pjesë e opozitës serbe konsideron se në biseda është bërë një hap i madh jashtë ligjit dhe se harmonizimi i drejtësisë në veri me sistemin drejtësisë në Kosovë, është edhe një hallkë e pushtetit serb që i është dorëzuar Prishtinës, transmeton koha.net.

Avokati serb Branko Pavloviq ka thënë se me Marrëveshjen për Drejtësinë janë shkelur ligjet e Serbisë dhe se gjyqet në territorin Kosovës do të gjykojnë, siç ka thënë, si pjesë e të ashtuquajturës e Republikë e Kosovës, me stemën e saj, me emërtimin e saj, me flamurin dhe me betimin e saj, si dhe nën ligjet e saj.

“Kurrë, asnjëherë, asnjë aktgjykim, nuk do të mund të shqyrtohet, qoftë dhe në instancën e fundit para gjyqeve të Serbisë”, ka thënë Pavloviq.

Kryetari Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun duke folur për këtë marrëveshje ka treguar se Serbia në Kosovë nuk mund t’i zbatojë ligjet e vet, jo vetëm për shkak të shpalljes së pavarësisë por edhe për shkak të Rezolutës 1244.

“Nëse thirremi në Rezolutë, ne nuk mund të zbatojmë ligjet tona në Kosovë” ka thënë Drecun.