Punëtorët e PTK-së përfitojnë 7 mijë euro mëditje

Punëtorët e PTK-së përfitojnë 7 mijë euro mëditje

Punëtorët e PTK-së përfitojnë 7 mijë euro mëditje Katër zyrtarë të PTK-së kanë qëndruar afro 20 ditë për trajnim në Francë. Përveç trajnimit, ata kanë përfituar edhe nga 7 mijë euro në emër të mëditjeve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në udhëtime zyrtare dhe përftime nga trajnimet kanë pasur edhe disa punëtorë të tjerë të PTK-së gjatë udhëtimit në Monako dhe në Barcelonë.

Burimet e gazetës kanë bërë të ditur se vetëm personat e afërt me kryeshefin aktual të PTK-së, Ejup Qerimi, mund të shkojnë nëpër udhëtime zyrtare dhe nëpër trajnime.

“Koha Ditore” ka raportuar edhe për një delegacion të gjerë i Postës dhe Telekomit të Kosovës që ka qëndruar afër një javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me qëllim të “trajnimit” të tyre./koha/