Punët e shtëpisë

Punët e shtëpisë i ndani me partnerin? Kujdes nga…

Një lajm i mirë vjen për të gjithë meshkujt, ndërkohë që është trishtues për femrat.

Nëse doni që martesa juaj të zgjasë sa më shumë të jetë e mundur, atëherë i thoni “stop” punëve të shtëpisë të ndara me partnerin.

Ky sugjerim vjen nga një studio norvegjeze, e cila mes analizës së sjelljes së disa çifteve ka arritur në rezultatin se 50% e partnerëve që ndanin punët e shtëpisë, si hekurosjen e rrobave, larjen e enëve, pastrimin e shtëpisë, janë divorcuar, ndërsa pjesa tjetër e çifteve ku punët e shtëpisë i kryente vetëm partnerja kanë vijuar normalisht jetesën bashkëshortore, raporton noa.al.

Vet studiuesit kanë mbetur të çuditur nga ky rezultat, që mënjanon meshkujt nga punët e shtëpisë.

“Kemi zbuluar se ndarja e punëve nuk ndihmon në përmirësimin e jetesës së çiftit. Mendohej se grindjet në familje në të tilla raste ishin më të pakta, por statistikat tona treguan të kundërtën. Sa më shumë mashkulli angazhohet në kryerjen e punëve të shtëpisë, aq më i lartë është rreziku i divorcit”, shprehet, drejtuesi i studimit.