Puna më e vështirë në botë, paguhet 5 dollarë dita!
Një nga punët më të vështira në botë, është ajo që kryen 43-vjeçari që shikoni në foto. Quhet Devi Lal dhe banon në Indi.
Devi zhytet çdo ditë në ujëra të zeza, me qëllim që të zhbllokojë kanalizimet e Dehlit. Nëse kujtoni se merr pagë të lartë, gaboheni pasi ai paguhet me vetëm 5 dollarë në ditë.
Devi, bashkë me punëtorët e tjerë detyrohen të zhyten në kanalet e ujërave të zeza, për zhbllokimin e kanalizimeve. Gjatë muajve të fundit, kanë humbur jetë 61 vetë që kryejnë këtë punë.
Në fakt, India ka nxjerrë një ligj që në vitin 1993 që e ndalon këtë “profesion”, por janë pikërisht agjencitë shtetërore ato që shkelin ligjin dhe i përdorin njerëzit e varfër për të kryer këto lloj pune kundrejt pagave qesharake.
Devi Lal dhe punëtorëve të tjerë bashkia nuk i pajis me një veshje mbrojtëse dhe ata detyrohen të futen në ujërat e ndotur me të brendshme. Dhe më e veçanta është se para se të fillojnë punën, ata konsumojnë një sasi të konsiderueshme alkooli, me qëllim që të mos e mbajnë mendjen tek puna e vështirë që kryejnë.