nba

Publikohet kalendari i edicionit të ri në NBA

Edhe pse e gjithë vëmendja është e përqendruar në LO “Londra 2012”, liga më prestigjioze për skuadra e basketbollit, NBA tërheq vëmnedjen.

Komisionieri i ligës, David Stern komunikoi kalendarin e sezonit 2012-2013 të NBA, që sipas të mirë-informuarve mund të jetë dhe i fundit për të si komisioner i Ligës.

Kampionati më spektakolar i basketbollit nis si gjithmonë me sfida tërheqëse në maksimum. Galaja e mbrëmjes hapëse në 30 tetor, do të shikojë të marrin skenë kampionët në fuqi të Heat që në Miami do të përballen me ish skuadrën e blerjes së tyre të re, Ray Allen, Boston Celtics.

Një rivalitet i ndier vecanërisht në këto sezonet e fundit që është ndezur akoma më tepër pikërisht nga vendimi I Allen për të lënë Bostonin duke u transferuar në jug të Floridës. Me siguri do të jetë aty dhe David Stern që para ndeshjes do t’iu dorëzojë LeBron James me shokë unazat e titullit kampion.

Gjithmonë në 30 tetor, Cleveland do të sfidojë Ëashington por mbi të gjitha Staples Center do ti urojë miorëseardhjen Steve Nash me Lakers që do të përballen me Dallas Mavericks.

Për sa i përket takimeve derby do të jetë interesante për t’u ndjekur sfida nju-jorkeze mes Knicks dhe Nets. Në 1 nëntor Knicks-at do ti bëjnë vizitë në Bruklin Deron Ëilliams me shokë për një rivalitet që po ndizet gjithnjë e më shumë.

Sic ndodh shpesh NBA zgjedh datën e Krishtlindjeve për të propozuar pjatën e saj të fortë. Kështu në 25 dhjetor ritkhehet në skenë sfida e revanshit të finalave të fundit të NBA me Oklahoma Coty Thunders që do të përballen në Miami me Heat. Për të mos u humbur do të jetë dhe rikthimi në Neë York i “Linsanity”.

Jeremy Lin pas ndarjes befasuese nga Nicksat do të kthehet sërish në Madison Square Garden me skuadrën e tij të re Houston Rockets në 17 dhjetor. Sfidë me emocione të vecanta do të kjetë ajo e 30 janarit me Syteve Nash që me Lakersat e tij do të përballet me ish shokët e skuadrës Phoenix Suns në Arizona.

Për të mbetur te Lakers, në 17 janar do të përballen në Staples Center me kampionët në fuqi të Miami-t. në atë që mund tjetër dhe finalja e parakohshme. Sfida e All Star do të luhet në 17 shkurt në Houston ndërsa sezoni I rregullt e mbyll siparin në 17 prill.