PSG “kërcënon” Barcelonën

PSG “kërcënon” Barcelonën

PSG “kërcënon” BarcelonënParis Saint Germain do ta presë Barcelonën në “Parc des Princes” të martën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për fazën xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Ligue 1 do të mundohet të hakmerret ndaj gjigantit katalunas, i cili e eliminoi në çerekfinale të këtij evenimenti, dy edicione më parë.

Gjiganti francez vjen pas barazimit 1:1 ndaj Toulouse, por është i vendosur t’i tregojë kundërshtarit se është njëri prej ekipeve më të forta në Evropë sot.

Trajneri Laurent Blanc shpreson t’i ketë në dispozicion disa lojtarë, të cilët munguan në ndeshjet e fundit, për shkak të lëndimeve.

PSG është ekip i pamposhtur këtë sezon në Ligue 1, edhe pse pesë nga tetë ndeshjet që i ka zhvilluar, kanë përfunduar baras, ndërsa dueli hapës i Grupit F ndërmjet tyre dhe Ajaxit, kishte përfunduar po ashtu baras, 1:1.

Luis Enrique: Kujdes nga PSG

Trajneri Luis Enrique ka kërkuar nga lojtarët e tij të kenë kujdes nga kundërshtari i sontëm, për të cilin thotë se mund të “godasë” në çdo moment.

Gjiganti katalunas e mposhti APOEL-in 1:0 në “Camp Nou” në ndeshjen hapëse, ndërsa tash do të kërkojë pikë edhe në Paris.

“Mendoj se PSG është një ekip që do ta nis lojën me ne duke menduar se mund të nxjerr rezultat të mirë. I kam shikuar disa ndeshje të këtij ekipi. I pashë ndaj Ajaxit dhe u binda se janë njëra prej skuadrave që mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve këtë sezon. ata kanë një ekip mjaft të mirë në sulm dhe janë të fortë në mbrojtje. Kanë shumë opsione në fushë”, deklaroi trajneri spanjoll.

Mungesat e sigurta të Barçës janë Rafinha (lëndim muskulor) dhe portieri i tretë, Jordi Masip (e ka thyer gishtin), ndërsa Thomas Vermaelen e Martin Montoya u lanë jashtë ekipit.

Mungon Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic nuk do të mund ta ndihmojë ekipin e tij, Paris Saint-Germain në duel me ish skuadrën, Barcelona.

Kampioni francez do të përballet ekipin e Luis Enriques në “Parc des Princes” të martën mbrëma dhe do të mungojë protagonisti Ibrahimovic, i cili dëshironte t’i tregojë gjigantit katalunas se ka gabuar që e shiti.

Ibra mungoi në dy ndeshjet e fundit ndaj Caen e Toulouse, pasi vuajti nga një lëndim në thembrën e tij të majtë në ndeshje me Lyonin.

Rrugën e tij pritet ta ndjek edhe Thiago Silva, i cili nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit, ndërsa probleme të ngjashme ka edhe sulmuesi Ezequiel Lavezzi.

Liga e Kampionëve

E martë

Grupi E Ora
CSKA – Bayern 18:00
Man City – Roma 20:45

Grupi F
APOEL – Ajax 20:45
PSG – Barcelona 20:45

Grupi G
Schalke – Maribor 20:45
Sporting – Chelsea 20:45

Grupi H
BATE B. –A. Bilbao 20:45
Shakhtar D – Porto 20:45