PSG, 73 milionë € për Eden Hazard

PSG, 73 milionë € për Eden Hazard

 PSG, 73 milionë € për Eden Hazard Skuadra franceze, Paris Saint Germain po tregon edhe njëherë se nuk e ka problem të shpenzojë shuma marramendëse për transferet e reja.

Pasi e transferoi mbrojtësin e Chelsea-t, David Luiz për rreth 60 milionë €, tani po mendon për “ҫmendurinë” e radhës.

Kampioni francez nuk do të heqë dorë nga mesfushori i Chelsea-t, Eden Hazard për të cilin është gati të ofrojë hiq më pak se 73 milionë €.

Me një shifër të tillë, Chelsea do ta ketë shumë të vështirë t’i thotë “jo” transferimit të Hazard-it në “Parc des Princes”.