Pse shkaktohen strijat?

Pse shkaktohen strijat?

Pse shkaktohen strijat?Nëse ju përdorni gjalpë kakaoje gjatë shtatëzanisë për të shmangur sprijat, do të kursenit shumë para për trajtimin e tyre të mëvonshëm. Siç rezulton, gjenetika rrit seriozisht shanset për të pasur strija, sipas një hulumtimi të publikuar në Gazetën e Dermatologjisë Investigative.

Për të realizuar studimin, shkencëtarët studiuan ADN-në e 33.930 personave, 4967 prej të cilave ishin gra me strija të lëna nga shtatëzania. Ata zbuluan se mutacionet në ose pranë 4 gjeneve specifike (ELN, SRPX, HMCN1, TMEM 18) kanë rritur me 40 përqind rrezikun për strija të pjesmarrësve në studim. Një nga këto gjene (ELN), është i lidhur më fort me krijimin e strijave, sidomos ato të zhvilluara gjatë shtatzënisë. Elastini është komponenti kryesor i fibrave elastike të cilat i ndihmojnë indet të tkurren dhe tërhiqen.

Ndërsa trysnia e tepërt në lëkurë shkakton tërheqje, disa njerëz janë më të prirur për zhvillimin e strijave se pjesa tjetër. Flisni me mjekun tuaj se cila mund të jetë metoda më efikase për trajtimin e tyre me qëllim prodhimin e elastinës.

Tretinoin Cream Retin – Nuk është vetëm për puçrrat në fytyrë. Së bashku me kremra të tjera tretinoin (p.sh Avita, Renova), mund të ndikojnë në zvogëlimin e pamjes së shkaktuara nga strijat, sidomos nëse ato janë ende në muajt e parë dhe janë ende të kuqe ose rozë. Nënat e reja që kanë përdorur kremin tretinoin 0.1 përqind çdo ditë, kanë reduktuar deri në 20% shenjat e shkaktuara nga strijat.

Mikrodermoabrazioni – Kjo procedurë mbështetet në përdorimin e një pajisjeje që mbahet në dorë dhe hidhen kristale gërryese në lëkurë, duke hequr butësisht shtresat e sipërme të lëkurës dhe duke shkaktuar rigjenerimin e lëkurës dhe rritjen e elasticitetit të saj. Pothuajse gjysma e pacientëve mbështetet në këtë procedurë. Ky trajtim është një ndër të paktët që është efektiv edhe në eliminimin e shenjave të vjetra.

Trajtimi me laser – Kjo terapi stimulon kolagjenin, elasticitetin dhe prodhimin e melaninës. Teknika e pulsimit të dritës është efektive edhe në trajtimin e strijave të vjetra.