Pse azilkërkuesit në Gjermani nuk do të kthehen në Kosovë?

Pse azilkërkuesit në Gjermani nuk do të kthehen në Kosovë?

Pse azilkërkuesit në Gjermani nuk do të kthehen në Kosovë?Gjermania është ekonomia më e madhe në Evropë dhe e katërta me GDP-në nominale në botë.Politika ekonomike e Gjermanisë është e bazuar në konceptin e ekonomisë sociale të tregut.

Vetëm vitin e kaluar ekonomia gjermane ka gjeneruar të ardhura rreth 45 miliardë eurosh. Por, për të mbajtur këtë ritëm edhe në vitet e ardhshme, Gjermanisë i nevojitet edhe fuqia punëtore, e cila së fundi pritet t’i shkaktojë probleme, transmeton Telegrafi.

Në fakt, shteti me rreth 80 milionë banorë, sipas statistikave të fundit të vitit 2013, do të ketë një popullatë prej 20 për qind mbi moshën 65-vjeçare brenda dhjetë viteve, apo thënë ndryshe 16 milionë më shumë pensionist.

Shtojmë faktin se mosha e pensionimit, sipas ligjit të miratuar vitin e kaluar, ka rënë për dy vite, atëherë ky shtet do të ketë përafërsisht rreth 18-20 milionë banorë të ‘paaftë’ për punë.

Se Gjermania do të ketë nevojë që të importoj fuqi punëtore, e vërteton edhe ftesa e kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila vitin e kaluar u kishte bërë thirrje të rinjve të arsimuar anembanë botës se ka vende të lira për punësim në shtetin gjerman.

Duke marrë parasysh të gjitha këto fakte, atëherë na bën që të dyshojmë se të rinjtë që po braktisin Kosovën dhe si destinacion kanë Gjermaninë, do ta kenë më lehtë që të marrin statusin e azilantit dhe në të ardhmen të bëhen nënshtetas i këtij vendi.

Kujtojmë se sipas vlerësimeve të fundit, brenda një periudhe të shkurtër një mujore, Kosovën e kanë braktisur rreth njëzetmijë të rinj, të cilët destinacion kryesor e kanë shtetin gjerman dhe atë zviceran. /Telegrafi/