Protestojnë punëtorët e Aeroportit

Protestojnë punëtorët e Aeroportit

Protestojnë punëtorët e AeroportitPunëtorët e Aeroportit të Prishtinës kanë filluar protestat në shenjë pakënaqësie për shkak të mos vazhdimit të kontratave nga kompania turke “Limak”.

Burime të Gazetës Blic, nga Aeroporti kanë treguar së tashme janë bllokuar korridoret e disa zyrave ku është administrata e burimeve njerëzore.

Kjo foto është dërguar nga vendi ku tashme kanë filluar të protestojnë punëtorët. Konkretisht është e bllokuar zyra e drejtorit të burimeve njerëzore, Bajram Zukës.

Punëtorëve që iu është ndërprerë kontrata, kanë protestuar sot para zyrës së Drejtorit të Burimeve Njerëzore, Basri Zuka. Ata i kanë akuzuar pronarët turq të kompanisë “Limak” për favorizim të njerëzve të fuqishëm.

Sipas tyre, vetëm Basri Zuka së fundmi ka futur tre familjarë në punë, Kushtrim Zukën, Bekim Zukën, Bajram Zukën, ndërkohë që punëtorët që kanë punuar në aeroport prej 14 vitesh, nuk I është vazhduar kontrata.

Përveç Basri Zukës, Gazeta Blic ka identifikuar edhe njerëz të tjerë që kanë punësuar familjar dhe të afërm të tyre në aeroport. Drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Shkëlzen Lluka ka punësuar vëllain e tij, ish kryetari i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja ka punësuar gruan e tij, ndërsa Drejtori i Policisë së Aeroporti ka punësuar djalin dhe gruan e djalit.

Edhe drejtori i kufirit në Policinë e Kosovës, Shaban Guda ka punësuar djalin e tij.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, protesta filloi pasi disa dhjetëra punëtorëve që punojnë prej 14 vjetësh në Aeroport, nuk i është vazhduar kontrata nga kompania turke Limak, që ka marrë me koncesion aeroportin ndërkombëtarë të Prishtinës, për 20 vjetët e ardhshme.

Pas kanë reaguar para zyrës së Drejtorit të Burimeve njerëzore, ka ardhur Policia e Kosovës dhe ka larguar punëtorët.

Atmosfera e rëndë në aeroport pritet të tensionohet gjatë këtyre ditëve, kur të merret vesh komplet numri I punëtorëve që nuk I është vazhduar kontrata, e cila siç thuhet janë mbi 80.

Arsyetim I kompanisë turke është se shkurtimet po ndodhin për shkak se nuk ka nevojë për këtë punëtorë, por ndërkohë ajo e ka mbushur aeroportin me të afërt të njerëzve të fortë dhe politikanëve.