Protesta në Zvicër për Luginën e Preshevës

Protesta në Zvicër për Luginën e Preshevës

Protesta në Zvicër për Luginën e PreshevësShqiptarët në Zvicër me indinjatë të thellë, përjetuan aktin vandal të pushtuesit serb mbi monumentin e shenjtë të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë.

“Pushtuesi serb edhe kësaj radhe e dëshmoi për të satën herë se edhe pse i ardhur në trojet e Ballkanit nga Karpatet e Rusisë, para XVI shekujsh, ende nuk është civilizuar karshi popujve tjerë autoktonë, në veçanti Shqiptarëve Pellazgo -Ilir. Ata treguan edhe një herë fytyrën e tyre barbare, duke përdorur dhunë psikologjike kundër shqiptarëve të Preshevës dhe duke e shkelur nderin dhe dinjitetin e shqiptarëve kudo ku janë….!!!”, thuhet në një njoftim.

Edhe kësaj radhe, mërgimtarët shqiptar në Zvicër, nën Moton: Presheva është Shqipëri dhe Serbi mos luaj me zjarr, se do të digjesh vet në të, do ti tregojnë opinionit Zviceran dhe ndërkombëtar se Presheva është e robëruar dhe se ajo si pjesë e pandashme e Kosovës dëshiron ti ribashkohet trungut të saj Shqipërisë dhe se bashkëjetesa me pushtuesin vandal serb është e pamundur……!!!

Protesta mbahet të shtunën, me 26 janar 2013, ne sheshin Helvetia Platz në Zurich dhe fillon ne ora 12.00.

Luten shqiptaret e të gjitha trojeve shqiptare për pjesëmarrje sa me masovike…!!!