Protesta masive në qytetet e Bosnjes

Protesta masive në qytetet e Bosnjes

Protesta masive në qytetet e BosnjesProtestat në Bosnje kanë nisur ditën e mërkurën në Tuzlë dhe janë përhapur me shpejtësi në gjithë vendin.

Mijëra qytetar mbrëmjen e djeshme kanë dalë në rrugët e Sarajevës, Bihaçës, Zenicës, Kakanjës, Priedorës dhe qytete të tjera duke protestuar, fillimisht pjesëmarrës ishin punonjësit e pakënaqur nga kompanitë private, të cilat falimentuan.

Ndërsa forcat e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës për të larguar demonstruesit që ndodheshin para ndërtesës së qeverisë së kantonit të Tuzlës.

“Në spitalin e Tuzlës u paraqitën rreth 33 policë dhe pesë civilë, të cilët u lënduan gjatë trazirave”, deklaroi për BHRT-në, zëdhënësja e qendrës spitalore, Ersija Ashçeriq Mujedinoviq.

Ndërkohë ndihma e shpejtë ka ndihmuar 100 policë dhe 28 qytetarëve të lënduar gjatë protestave. Protesta janë paralajmëruar edhe për ditën e sotme në disa qytete të Bosnjë-Hercegovinës.