Protesta kundër ndryshimeve kushtetuese në Hungari

Protesta kundër ndryshimeve kushtetuese në Hungari

Protesta kundër ndryshimeve kushtetuese në HungariRreth 3,000 njerëz kanë protestuar të dielën në qendër të Budapestit kundër ndryshimeve të fundit në Kushtetutën e Hungarisë.

Protestuesit kanë mbajtur flamuj të Bashkimit Evropian dhe opozitës, si dhe parulla kundër kryeministrit Viktor Orban.

Parlamenti ka kaluar ndryshimet kushtetuese më 11 mars, me gjithë kundërshtimet e brendshme dhe shqetësimet ndërkombëtare.

Kritikët thonë se ndryshimet e bëra, të cilat mbështeten nga Partia Fidez e Orbanit, mund të çojnë në rregulla kufizuese sa i përket arsimit të lartë, të pastrehëve, ligjit zgjedhor dhe ligjit familjar.

Orban thotë se nuk ka prova për ndonjë shkelje të rregullave të BE-së.