largea_kuvendi-ks1352386075

Projektligji për investimet e huaja nuk kalon

buy cheap viagra uk. Me 38 kundër, 34 për dhe 7 abstenime Projektligji për Investimet nuk ka mundur të kaloj në lexim të parë. Ndërkohë seanca ka vazhduar me miratimin e disa projektligjeve dhe ratifikimin e disa vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka prezantuar Projektligjin për investimet e huaja, duke thënë se parashikon trajtim të barabartë për investitorët e huaj.

“Të krijoj kushte me të mira dhe mundësi më të mëdha që investitorët të investojnë në Kosovë dhe janë qartësuar çështjet juridike”, ka theksuar Kuçi.

Grupi Parlamentar i PDK-së e ka përkrahur miratimin e projektligjit, ndërkohë Grupi Parlamentar i LDK-së ka kërkuar që të kthehet ligji, pasi që konsideron se nuk i përmbushë kushtet.

Ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje konsideron se ky projektligj flet vetëm për interesin e mbrojtjes dhe investimeve të huaja dhe jo ato vendore.

Pas një debati mes grupeve parlamentare, projektligji nuk arriti që të marr votat e mjaftueshme për të kaluar në lexim të dytë.