Projekti i para gjysmë shekulli garanton ujë për Prishtinën

Projekti i para gjysmë shekulli garanton ujë për Prishtinën

Projekti i para gjysmë shekulli garanton ujë për PrishtinënMe investimin 300-milionësh do të mund të jetësohej projekti “Lepenci”. Në sirtarët e ndërmarrjes hidroekonomike “Ibër-Lepenci” gjendet një projekt që garanton furnizim me ujë dhe që është ideuar që më 1960.

Për jetësimin e këtij projekti, sipas Bankës Botërore, nevojitet investim prej rreth 300 milionë eurosh. Projekti mundëson zgjidhjen e problemit për ujë të pijshëm në aspektin afatgjatë për disa qytete, përfshirë edhe Prishtinën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për projektin “Lepenci” apo të ngjashme që lidhen me sigurimin e ujit për qytetarë, Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka marrë ndonjë vendim.

Por, ministri i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, thotë se këtë projekt e kanë nxjerrë në diskutim qe një vit, siç thotë ai, ende pa u ngritur shqetësimi për mungesë të ujit. Thotë se për këtë projekt ka qenë dy herë në Uashington për të diskutuar me Bankën Botërore./koha/