Projekt-rezoluta e vizave, Fajon: Ta shembim këtë mur

Projekt-rezoluta e vizave, Fajon: Ta shembim këtë mur

Raportuesja për vizat në Parlamentin Europian Tanja Fajon ka përpiluar draft- rezolutën mbi propozimin legjislativ të Komisionit për të transferuar dy vendet e rajonit nga Aneksi I, që liston ato vende ku shtetasit detyrohen të kene një vizë për të kaluar kufirin e vendeve anëtare, në Aneksin II, që përmban listën e vendeve të treta që përjashtohen nga ky detyrim.

“Bashkimi Europian ka pergjegjesine politike per te perfunduar kete proces. Eshte paradoksale qe pas me shume se 20 vite nga renia e murit te Berlinit, ne ende kemi “murin e vizave” ndaj fqinjeve tane te drejtperdrejt », thuhet në draft.

Ne noten shpjeguese, Fajon ben thirrje per trajtimin e procesit liberalizues si “ceshtje urgjente”, ne baze te angazhimit te perbashket te shprehur nga Keshilli dhe Parlamenti vitin e kaluar.

“Liberalizimi i vizave ka nje impakt te rendesishem psikologjik ne mendjen e njerezve. Dhe ketu nuk flasim per politikanet, biznesmenet apo njerez me para. Ata kane menyrat e tyre per te udhetuar jashte vendit. Ne jemi te shqetesuar per studentet dhe ata njerez qe duhet te mbajne radhen, ne rreshta te gjate, perpara konsullatave.”

Drafti kerkon qe ligjvenesit europiane te ndermarrin gjithe hapat e nevojshem per miratimin e shpejte te propozimit te Komisionit, por ne te verehet se heqja e vizave per qytetaret e Bosnjes eshte me prioritare.

“Nje garanci qe Bashkimi Europian do te leshoje regjimin e lire te vizave ndaj te dy vendeve, vecanerisht ndaj Bosnje-Hercegovines, ne fillim te vjeshtes 2010, do te ulte risqet per nje paqendrueshmeri me te madhe etnike e politike, forcon bashkepunimin ekonomik e politik ne rajon dhe rrit mbeshtetjen popullore per BE-ne dhe perspektiven e integrimit europian, zgjeron horizontin e njerezve dhe frenon forcat ekstremiste dhe anti-europiane.”

Nje vend te posacem, ne draft-rezoluten mbi heqjen e vizave ndaj Shqiperise dhe Bosnjes, ze dhe Kosova. Ne te kerkohet qe Parlamenti t’i beje presion Komisionit dhe Keshillit per te gjetur menyren per liberalizimin e vizave ndaj qytetareve te saj, duke respektuar statusin e Kosoves dhe diferencat mes vendeve anetare mbi deklaraten e pavaresise.

“Kosova mbetet nje shqetesim serioz. Eshte e vetmja pjese e Ballkanit Perendimor, e cila lihet teresisht jashte procesit te liberalizimit te vizave, e nuk eshte parashikuar as edhe nje perspektive bisedimesh. Kjo shkaktohet natyrisht nga ndaresite mes vendeve anetare per njohjen e pavareise. Kompleksiteti politik i ketij problemi eshte i kuptueshem, por qytetaret e Kosoves nuk mund te lihen ne nje vrime te zeze te krijuar nga keto mosmarreveshje.”

Ne draft theksohet deshira qe procesi te vijoje shpejt, pa pengesa, dhe te miratohet qe me leximin e pare nga Parlamenti Europian. Heqja e regjimit te vizave vleresohet se do te rrise cilesine e jeteses per qytetaret dhe do te nxise qeverite, institucionet shteterore dhe politikanet qe te vijojne perpjekjet mbi reformat e nevojshme per antaresimin ne BE./tch/