Prodhimet vendore më të shtrenjta se të importit

Prodhimet vendore më të shtrenjta se të importit

Prodhimet vendore më të shtrenjta se të importitNjë kuti e vogël me dredhëza vendore, e cila peshon rreth një kilogram, në tregun e gjelbër në Prishtinë mund ta blesh përreth dy euro.

Ndërkaq, ato që janë importuar nga vende të rajonit, por edhe më larg thuajse janë më lirë për 20 për qind, ose edhe më shumë.

Tregtarët në treg, por edhe ata nëpër qendra tregtare në vend, nuk dëshirojnë të flasim me emra për këtë dukuri. Mirëpo, ata konfirmojnë se në të shumtën e rasteve prodhimet vendore janë më të shtrenjta sesa ato që importohen sidomos nga Serbia, Maqedonia, por edhe shtete tjera.

”Konsumatorët zakonisht blejnë prodhime të importuara, pasi që ato janë më të lira sesa ato që prodhohen në vendin tonë”, tha njëri nga tregtarët, i cili nuk deshi të identifikohej për gazetë…