ProCredit Bank, fushatë të re në shërbim të bizneseve

ProCredit Bank, fushatë të re në shërbim të bizneseve

ProCredit Bank nis një fushatë të re e cila i kushtohet totalisht bizneseve, nevojave dhe kerkesave te tyre.

Është kjo periudhë viti kur biznesi fillon investimin dhe ProCredit Bank vazhdon të jetë partneri dhe bashkëpunëtori i biznesit të vogël dhe të mesem, jo vetem duke iu ofruar sherbim cilësor dhe të dedikuar, por duke kuptuar nevojat dhe problemet e tyre.

Banka njofton me anë të një njoftimi për shtyp se bizneset e vogla që operojnë në sektorët e prodhimit, shërbimit, agrobiznesit apo turizmit do të përfitojnë avantazhe të shumta nga paradhënia bankare, shërbimi E-banking, Kartat e Kreditit dhe Debitit, transferta bankare dhe pagesa të utiliteteve si dhe shumë shërbime të tjera të cilat lehtësojnë punën dhe ndihmojnë në mbarëvajtjen e planevë të tyre të biznesit.

Paradhënia bankare u mundëson bizneseve akses të shpejtë për likuiditete në llogarinë bankare dhe bën të mundur pagesën e detyrimeve dhe shpenzimeve mujore në çdo moment.

“Të gjithë klientëve të biznesit, ProCredit Bank iu mundëson një limit financiar vjetor, të cilin klienti e ka të paraaprovuar dhe duke pasur një plan investimi ata mund të tërheqin në çdo moment që ju nevojitet.
ProCredit Bank i njeh klientët e saj, nevojat e tyre dhe i kupton plotësisht, duke iu ofruar këshillim financiar që përputhet me nevojat dhe planet e tyre të zhvillimit. Në ProCredit Bank ju do të gjeni mbështetje, sepse ProCredit Bank është Banka Juaj Partnere e Biznesit”, citon njoftimi për shtyp nga ProCredit Bank.