|

Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën do të zgjasë

Raportuesja speciale e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, vlerësoi se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën do të zgjasë.



Sipas saj, arsyeja për këtë janë kushtet që Prishtina duhet t’i plotësojë, por edhe fakti se pavarësinë e Kosovës nuk e njohin të gjitha vendet anëtare të BE-së.

“Kjo është një çështje shumë e ndjeshme.

Nga njëra anë, Kosova doemos duhet shumë të punojë, ndërsa nga ana tjetër ekzistojnë pesë vende të BE-së që nuk njohin pavarësinë e Kosovës. Liberalizimi i vizave do të jetë proces që do të zgjasë”, deklaroi Fajon.

Etiketa: , ,

Komentoni