Privatizimi i PTK do të diskutohet në Kuvend

Privatizimi i PTK do të diskutohet në Kuvend

Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Myzejene Selmani, kryetare, shqyrtoi Propozim – Strategjinë e Qeverisë për Privatizimin e Post-Telekomunikacionit të  Kosovës (PTK).

Strategjia e Qeverisë së Kosovës për Privatizimin e Post-Telekomunikacionit të  Kosovës (PTK), është diskutuar edhe në dy mbledhjet paraprake. Në mbledhjen e sotme Komisioni mori vendim që t’i rekomandohet Kryesisë së Kuvendit që ta procedojë për në seancë plenare sipas rregullores.

Të gjithë jemi për ekonomi të tregut, Strategjia e Qeverisë për privatizimin e PTK-së duhet të diskutohet në Kuvend, dhe aty duhet vendosur kur dhe si do të bëhet privatizimi i PTK-së, u tha në Komision.

Në mbledhjen e sotme, Komisioni miratoi edhe raportin me rekomandime të grupit punues për Projektligjin e inspektoratit të tregut dhe mbikëqyrjen inspektuese.