Prishtinë, çelet ekspozita “Një komb një kulturë”

Prishtinë, çelet ekspozita “Një komb një kulturë”

Prishtinë, çelet ekspozita “Një komb një kulturë”Në Prishtinë është hapur për herë të parë ekspozita e trashëgimisë sw kulturës materiale “Një komb një kulturë” dhe kjo falë bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës me institucionet e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.

Ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi tha se hapjen e kësaj ekspozite është e jashtëzakonshme.

Ndërsa ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Shqipërisë, Visar Zhiti, ka thënë se kjo ekspozitë e dëshmon më së miri se Kosova dhe Shqipëria kanë një kulturë të përbashkët.

Edhe Apollon Baçe, drejtor i Institutit të Monumenteve të Tiranës, ka thënë se kjo ekspozitë ka për qëllim që përveç bashkimit fizik t’i bashkoj edhe shpirtërisht dy vendet.