Prishtina, favorite për të fituar Ligën Ballkanike

Prishtina, favorite për të fituar Ligën Ballkanike

Prishtina, favorite për të fituar Ligën BallkanikeBasketbolli kosovar po rritet. Aleksandar Todorov, trajner i ekipit bullgar BC Balkan e ka vlerësuar lartë Sigal Prishtinën, e cila do t’ia bëjë sefte sivjet në Ligën Ballkanike.

Trajneri i klubit nga Botevgradi e ka futur ekipin bardhekaltër ndër favoritët për ta fituar këtë eveniment, pas investimeve dhe organizimit që bëri klubi i udhëhequr nga kryetari Blerand Stavileci.

“Po dëgjoj se Sigal Prishtina është duke i marrë lojtarët më të mirë të Kosovës dhe gjithashtu ka angazhuar Dardan Berishën, i cili ishte i rregullt në përfaqësuesen e Polonisë dhe që ka familje shqiptare”, tha fillimisht trajneri maqedonas në një intervistë për uebfaqen zyrtare të Ligës Ballkanike.

“Kam dëgjuar po ashtu se po negociojnë me njërin ndër trajnerët më të mirë në Ballkan, prandaj mendoj se duhet ta fusim këtë ekip ndër favoritët për ta fituar Ligën Ballkanike”, vazhdoi Todorov.