f1_22-pavarsia1353571830

Prishtina e Trepça ’89 kërkojnë finalen e “Pavarësisë”

Dy skuadrat më të mira të futbollit në vend, Prishtina e Trepça ’89, do të takohen mes vete në kuadër të turneut “Pavarësia” që e organizon Federata Shqiptare e Futbollit për nder të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ndeshja ndërmjet Prishtinës e Trepçës ’89 do të zhvillohet të enjten (sot) në Kukës (14:00).

Dy skuadrat kosovare të mërkurën kanë udhëtuar për në Kukës. Fituesi i ndeshjes kualifikohet për turneun final të Kupës Pavarësia që zhvillohet më 27 nëntor në Vlorë