qveriaPrioritetet e qeverisë së re, në fokus shëndetësia, arsimi, borxhi dhe financat

Prioritetet e qeverisë së re, në fokus shëndetësia, arsimi, borxhi dhe financat

qveriaPrioritetet e qeverisë së re, në fokus shëndetësia, arsimi, borxhi dhe financatKatër do të jenë prioritetet kryesore të qeverisë së majtë, e cila pritet të konstituohet në fillim të vjeshtës. Prioritetet kryesore do të jenë: arsimi, shëndetësia, stabiliteti ekonomik dhe mbajtja nën kontroll e borxhit publik. Këto i ka deklaruar përfaqësuesi i grupit të punës së LSI, Edmond Haxhinasto.

Ai tha se po punohet për të patur një qëndrim të përbashkët mes programit të dy forcave për shëndetësinë dhe taksat, pasi deri tani ekzistojnë diferenca.

“Objektiva kryesor kemi mbi të gjitha rritjen e ekonomisë së vendit, kemi punësimin e shqiptarëve, që është premtimi kryesor i yni, kemi forcimin e institucioneve, luftën ndaj korrupsionit. Po kështu kemi një paketë përsa i përket sigurisë së personit dhe shërbimet ndaj personit, që kanë të bëjnë me të gjithë ciklin e jetës, qoftë dhe atë në rrugë, qoftë sigurimin shëndetësor, përmirësimin e shërbimit shëndetësor, të cilat të gjitha së bashku krijojnë ritmin e ri për të ecur më shpejtë përpara”, tha ai. E

dmond Haxhinasto i LSI dhe Ilir Beqja i PS, janë caktuar në krye të grupit të punës për programin e qeverisë së re për 300 ditët e para. Sa i përket çështjes së integrimit, Haxhinasto thotë se integrimi i shpejtë në BE, do të jetë motoja e kësaj qeverie. “Ne jemi shumë optimist që Shqipëria do ta marri statusi ne vendit kandidat. Jemi shumë optimist dhe i kemi të gjitha mundësitë për të pasur dhe një datë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian”, deklaroi ai.

Sa për debatin e ndryshimit të administratës, për qeverinë e re, çdo gjë do të jetë brenda ligjit dhe e ndryshme nga format e demokratëve. “Këto gjëra nuk do të ndodhin me mazhorancën e re, për këtë ju garantoj, por sigurisht do të ketë një sistem vlerësimi, sistem rekrutimi, i cili mbi të gjitha i jep rëndësi kriterit të meritokracisë”, deklaroi Haxhinasto. Programi i qeverisjes së koalicionit të majtë pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, pritet të përfundojë në ditët e fundit të korrikut.

Bilanci ekonomik

Për t’i ardhur në ndihmë programit të ri qeverisës, Partia Socialiste ka bërë 2 ditë më parë bilancin ekonomik të vendit përpara se të marr në drejtim pushtetin. Sekretari për Programin e PS, Ilir Beqja, tha dje se situata ekonomike është alarmante, pasi deri në fund të vitit, pritet që buxhetit t’i mungojnë 400 milion dollarë nga mosrealizimet e arkëtimeve. Beqja i është përgjigjur kryeministrit në ikje, Sali Berisha, i cili tha dje në mbledhjen e qeverisë se po i dorëzon maxhorancës së re një ekonomi stabël.

“Nuk është më lajm për askënd se gjendja e rëndë e financave publike dhe honi i thellë që po krijon keqadministrimi fiskal në Shqipëri, përbën një nga sfidat kryesore që do të adresohen nga qeveria e zgjedhur në 23 qershor. Situata është e vështirë. Në 5 muajt e parë të vitit nga tatimet dhe doganat janë arkëtuar 150 milionë dollarë më pak se programi i fillim vitit. Vetëm në muajin qershor mosrealizimi është shtuar edhe me rreth 50 milionë dollarë të tjerë. Me këto ritme, dhe duke pasur parasysh gjendjen e vështirë të ekonomisë, ekspertët tanë parashikojnë që mosrealizimi të arrijë në 400 milionë dollarë deri në fund të vitit”, deklaroi Beqja. PS ka konstatuar gjithashtu se mbi 90% e defiçitit buxhetor u harxhua Brenda 6 muajve të parë të vitit.

100 ditët e para

Qeveria e re, e zgjedhur në 23 qershor do të vendos në zbatim 4 premtime në 100 ditët e para. Nga anulimi i ligjit për importin e plehrave, heqja e taksës deri tek anulimi i Lotarisë Kombëtare. Partia Socialiste ka premtuar se do ta shfuqizojë ligjin e mbetjeve. Kreu i saj, Edi Rama, ka thënë se Shqipëria nuk do të importojë më plehra për t’i përpunuar. Një tjetër premtim i ka qenë heqje taksës. Gjithashtu, qeveria e majtë në 100 ditët e para do të bëjë reformimin e policisë dhe do t’ë luftoj krimin. Vetë kryeministri i ardhshëm, Edi Rama ka premtuar luftë solemne ndaj krimit.

Meta: Mandati i Kukësit i takon LSI

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputetët LSI-së të zgjedhur më 23 qershor në Qarkun e Beratit, Nasip Naço dhe Gledion Rehovica, ka zhvilluar një takim në qytetin e Kuçovës, ku ka falënderuar të gjitha strukturat e LSI-së në këtë qytet për rezultatin që arriti LSI atje. Meta tha se LSI do ta marri mandatin e Kukësit pasi ai i përket LSI. “Shpresoj shumë që të arrijmë edhe mandatin e Kukësit sepse realisht ai është një mandat që na takon neve dhe do ta bëjmë të gjithë luftën. Ne kemi gjetur të gjitha manipulimet. Diferenca është vetëm 10 vota.

Mbi të gjitha në rezultatin tona është vota popullore. Kemi marrë 180 mijë vota. Se mund t’i merrnim 16 mandate edhe me 120 mijë vota. Mund ta merrnim mandatin në Gjirokastër edhe me 5 mijë vota, por e kemi marrë me 12 mijë vota. Mund ta merrnim në Shkodër me 5 mijë vota, edhe më pak, por e kemi marrë me gati 13 mijë vota, e kështu në të gjithë Shqipërinë.

Pra, kemi dhënë një kontribut të madh për gjithë fitoren e koalicionit”, tha Meta. Kreu i LSI tha se LSI duhet të jetë e përgatitur për një sfidë të re që e pret, për zgjedhjet vendore pas dy vitesh.“Ne do të vazhdojmë të punojmë çdo ditë gjatë katër viteve që vijnë. Të punojmë çdo ditë gjatë dy viteve që do vijnë sepse kemi sfidën më të afërt, atë të zgjedhjeve vendore. Do të vazhdojmë të zgjerojmë frymën e bashkëpunimit brenda LSI-së. Arritja jonë ishte edhe si rezultat i punës të jashtëzakonshme që bënë strukturat e LSI, por edhe i angazhimit të shumë përkrahësve, të shumë dashamirësve tanë dhe tuajt, të cilët bënë gjithçka për të rritur përkrahjen për Lëvizjen Socialiste për Integrim”, tha ai. S

a i përket rezultateve të arritura në zgjedhjet e 23 qershorit, Meta tha se kjo nuk ishte surprizë, por rezultat i një pune këmbëngulëse.“Kjo është rezultat i një pune të vazhdueshme dhe këmbëngulëse. Është e vërtetë që ne në vitin 2009 në Kuçovë nuk dolëm mirë për shumë arsye por që atëherë e deri në zgjedhjet lokale u bë një punë e vazhdueshme që dha rezultatet e saj, jo atë që prisnim ne por dha rezultat të ndjeshëm. Pamë përsëri se ku i kishim mangësitë, iu përveshëm punës dhe sot kemi këto rezultate që janë shumë të mira”, tha ai.