Prezervativi nuk e dëmton kënaqësinë seksuale

Prezervativi nuk e dëmton kënaqësinë seksuale

Prezervativi nuk e dëmton kënaqësinë seksualeMeshkujt dhe femrat e shijojnë seksin njësoj si me prezervativ, ashtu edhe pa të.Kështu thuhet në një studim të gjerë që është zhvilluar në Shteteve të Bashkuara të Amerikës me meshkuj e femra nga 18 deri në 59 vjeç.

Debby Herbenick, që udhëhoqi këtë studim, thotë se pjesëmarrësit në studim e vlerësojnë njësoj seksin e mbrojtur me atë të pambrojtur.Në studim u arrit në përfundimin se meshkujt nuk e kanë të vështirë që të ruajnë ereksionin kur vendosin prezervativin.

Po ashtu në studim thuhet se femrat nuk mund të thonë nëse prezervativi ishte i lubrifikuar ose jo.

Dr. Herbenick thotë se ky studim do të përdoret për të dërguar mesazhe në luftën kundër sëmundjeve të transmetueshme dhe shtatzënive të padëshirueshme.

Infeksionet seksualisht të transmetueshme kalojnë gjatë seksit pa prezervativ. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se në SHBA janë 19 milion infeksione të reja çdo vit.