Prezantohet kartmonedha e re 5 euro

Prezantohet kartmonedha e re 5 euro

Prezantohet kartmonedha e re 5 euroNga data 2 maj e këtij viti në duart e konsumatorëve europianë do të qarkullojë kartmonedha e re prej 5 euro.

Prezantimi i kartmonedhës së re është bërë nga presidenti i BQE, Mario Draghi gjatë një ceremonie në muzeun arkeologjik në Frankfurt.
“Seria Europa” do të jetë më e mencur dhe madje më e sigurt se sa seritë aktuale është shprehur Draghi…

Prerja prej 5 euro do të jetë kartmonedha e parë e të ashtuquajturës seria Europa. Gradualisht do të zëvendësojë serinë e parë të karmonedhës në euro që u prodhua në 1 janar të 2002.

Në ologramin e kartmonedhës së re është vendosur portreti i Europës, figura e mitologjisë greke nga e cila ka marrë edhe emrin Kontinenti I Vjetër.

Banka qëndrore europiane edhe për këtë periudhë nuk e ka ndryshuar normën bazë të euros, aktualisht në 0,75%.

Jemi rikthyer në një situatë normale është shprehur kryeguvernatori europian nga këndvështrimi financiar..reformat strukturore janë thelbësore për të korrigjuar cekuilibrat në Eurozonë mes vendeve..

Instituti i Frankfurtit këshillon vendet t’i rikthehen konkurrueshmërisë dhe të shmangin e krijimin e borxheve të larta.