Presidentja Jahjaga thërret në takim urgjent liderët e partive politike

Presidentja Jahjaga thërret në takim urgjent liderët e partive politike

Presidentja Jahjaga thërret në takim urgjent liderët e partive politikePresidentja Atifete Jahjaga, ka thirrur në një takim urgjent krerët e partive politike në vend. Presidentja e Kosovës ka reaguar në këtë mënyrë për ngërcin politik e krijuar në vend. Si dhe pas dështimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Arsim Bajrami nuk ka marrë votat e mjaftueshme, duke detyruar kryesuesen e seancës Flora Brovina të ndërpresë seancën deri në nëj vendim të dytë.

Ndërkohë mediat kosovare bëjnë të ditur se i pari që ka mbërritur në presidencë është kryeministri Hashim Thaci njëkohësisht dhe kryetar i PDK-së. Takimi i përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe presidentes Jahjaga ka nisur dhe të pranishëm janë edhe Kadri Veseli e Hajradin Kuçi.