Presidenti i Kazakistanit

Presidenti i Kazakistanit propozon ti hiqet shtetit shtesa “stan”

Presidenti i KazakistanitPresidenti i Kazakistanit ka hapur një debat në vendin e tij, teksa ka propozuar ndryshimin e emrit të këti vendi, duke argumentuar se mbaresa “stan” nuk i nxit turistët të vizitojnë këtë vend dhe mban larg investitorët e huaj.

Ai tha se vendi Kazakistani mund të quhet thjesht Kazak Eli, apo Kazak. “Të huajt po i kushtojnë më shumë vëmendje Mongolisë, popullsia e së cilës është vetëm 2 milionë dhe nuk e ka mbaresën ‘stan’”, tha ai në një mbledhje me intelektualët dhe figurat e njohura të politikës.

Megjithatë, vendi i njohur për pasuritë e tij të mëdha nëntokësore, ka patur edhe histori të tjera të ndryshimit të emrave. Në vitin 1993, emri i kryeqytetit ndryshoi nga Alma Ata në Almaty.

Pas katër vjetësh, kryeqyteti ndryshoi edhe u bë Akmola. Në vitin 1998, emri i këtij qyteti u ndryshua në Astana. Megjithatë, emri i shtetit nuk pritet që të ndryshojë shpejt. Presidenti Nazarbayev tha se kjo çështje do të diskutohet gjerësisht edhe me qytetarët.