Muhammad Morsi akuzohet për vrasje

Muhammad Morsi akuzohet për vrasje

Muhammad Morsi akuzohet për vrasjeNjë gjykatë në Egjipt ka urdhëruar që presidenti i përmbysur, Muhammad Morsi, të mbahet në arrest lidhur me akuza, që përfshijnë kryerjen e vrasjeve dhe marrëveshjen e fshehtë me grupin palestinez, Hamas.

Mohamed-MorsiAgjencitë e lajmeve egjiptiane raportojnë se Morsi është burgosur për 15 ditë, derisa prokurorët të zhvillojnë hetime për akuzat, të cilat burojnë nga ikja masive e Morsit dhe e liderëve të Vëllazërisë Myslimane, nga burgu në vitin 2011, gjatë përmbysjes së ish-liderit të Egjiptit, Hosni Mubarak.

Agjencia MENA e Egjiptit thotë se hetimet po fokusohen në kontaktet e Morsit me Hamasin “për të kryer akte anti-shtetërore, për sulme kundër stacioneve të policisë, oficerëve të ushtrisë , shkatërrimit të burgjeve, vënia e zjarrit në një burg dhe lejimi i të burgosurve që të largohen, përfshirë Morsin”, transmeton rel.

Shpallja e burgosjes së Morsit u bë pasi ministri i mbrojtjes i Egjiptit ka bërë thirrje për tubime masive për sot për të treguar mbështetje për ushtrinë