Presidenca greke e BE-së, Maqedonia jashtë agjendës

Presidenca greke e BE-së, Maqedonia jashtë agjendës

Presidenca greke e BE-së, Maqedonia jashtë agjendësMaqedonia nuk ndodhet në mesin e vendeve me prioritet për Bashkimin Evropian në procesin e zgjerimit dhe thellimit.

Këtë e ka bërë të ditur , zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm grek, Evangelos Venizelos, duke prezantuar prioritetet e Greqisë gjatë kryesimit gjashtë-mujor të Këshillit të BE-së.

Për presidencën greke procesi i zgjerimit dhe thellimit të BE-së nuk është prioritet, pavarësisht një angazhimi paraprak të Athinës për ta promovuar zgjerimin e Bllokut në Ballkanit Perëndimor.

Diplomati grek, Venizelos ka publikuar së fundmi prioritetet e Presidencës greke, të ndarë në katër kapituj dhe asnjëri prej tyre nuk ka të bëjë me zgjerimin:

1. Ulja e papunësisë dhe qëndrueshmëria në këtë aspekt.

2. Integrimi i mëtejshëm i BE dhe eurozonë.

3. Emigracioni dhe çështja e kufijve.

4. Politikat detare.

Situata është  e komplikuar me Maqedoninë, për të cilën Greqia këmbëngul që të quhet ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM), emër që deri tani nuk është pranuar nga vendi fqinj.

“Nuk është çështja e emrit që ka bllokuar perspektivën euroatlantike të Maqedonisë, por të gjithë paketën e kritereve të përgjithshme që duhet të përmbushet nga kandidatët për anëtarësim. Kjo është e një rëndësie shumë e madhe, sepse në fund, kriter mbetet respekti për ligjin ndërkombëtar dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, ka thënë ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos. (INA)