Presheva, shqiptarët e Amerikës protestë para OKB-së

Presheva, shqiptarët e Amerikës protestë para OKB-së

Presheva, shqiptarët e Amerikës protestë para OKB-sëShqiptarët e Amerikës kanë zhvilluar sot një protestë përpara selisë së OKB-së në Nju Jork, për të drejtat e bashkatdhetarëve në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Siç bën të ditur gazeta “Dielli”, nismëtare ka qenë shoqata e shqiptarëve të Amerikës “Vatra” si dhe shoqata të tjera të komuniteti shqiptarë në SHBA.

Protesta është organizuar në shenjë kundërshtimi për vendimin e autoriteteve serbe për të hequr përmendoren e UÇPMB-së në qendër të Preshvës.

“Bashkëdhetarë! Kjo protestë merr një rëndësi të veçantë, jo vetëm për situatën e tensionuar të krijuar në Luginën e Preshevës pas ndërhyrjes brutale të makinës ushtarake policore serbe, që na kujton kohën e Millosheviçit, por edhe për mbarë çështjen tonë kombëtare. Serbët po tentojnë të marrin iniciativën dhe nga xhelatë po hiqen si viktima! Nuk njohin shtetin e Kosovës për minoritetin serb në Kosovë, nga ana tjetër u mohojnë të drejtat shumicës shqiptare në Luginën e Preshevës. Lereni pak orë punën dhe merrni pjesë në këtë protestë mbarëkombëtare. Jemi të gjithë shqiptarë të Preshevës në këto çaste tensioni. Le të protestojmë me kulturë dhe rregull!”, është drejtuar shoqata Vatra, shqiptarëve të Amerikës në thirrjen e saj për pjesëmarrje në protestë.