Prekëse: Lufton për të mbetur gjallë, nuk dorëzohet, jep mesazhe për jetën dhe dashurinë

Prekëse: Lufton për të mbetur gjallë, nuk dorëzohet, jep mesazhe për jetën dhe dashurinë

Prekëse: Lufton për të mbetur gjallë, nuk dorëzohet, jep mesazhe për jetën dhe dashurinë Sëmundja nuk e la të vazhdonte shkollimin. Në moshën 17 vjeçare, shqiptarja Ambra Meda u diagnostifikua me një sëmundje të rrallë që prek 130 njerëz në të gjithë botën.

Siç është raportuar më parë, ajo vuan nga tumori i neuroektodermal i veshkave (PNET). Kjo është një sëmundje e rrallë, që zhvillohet shpejtë… Por, mjekët kanë shpresë në shërimin e saj, për të cilin kanë ndihmuar shumë shqiptarë.

Shpresa ka edhe Ambra, e cila është një luftëtare e vërtetë. Këtë e dëshmon edhe videoja që ka postuar në rrjetin YouTube. Ajo është plotë dëshirë e vullnet për jetë, një model që duhet ta ndjek secili.

“Zoti të jep një sprovë sot për të qenë më i fortë nesër”, thotë ajo, transmeton Telegrafi, duke shtuar se nga kjo eksperiencë ka mësuar se sa shumë duhet të vlerësohet shëndeti, e ta pranojmë veten ashtu siç jemi.

“Mbështeteni njëri tjetrin, duajeni njëri-tjetrin, se jeta është e vështirë, por është edhe shumë e bukur”, thotë ajo.

Për më shumë, shikojeni videon emocionale të bërë në spitalin e Mynihut. Ia vlen, sepse forca dhe dashuria e Ambras mund të na mësojë të jemi më humanë, të çmojmë jetën tonë dhe jetët e të tjerëve. /Telegrafi/

[youtube_sc url=”http://www.youtube.com/watch?v=e7Y8n0jP8OI”]