Tre në pranga për trafik marihuanë
Policia e Durrësit bëri të ditur, se gjatë një operacioni të koduar “Transportuesi” ka vënë në pranga 3 të rinj, që po transportonin 21 kg marihuanë.
Sipas njoftimit, mëngjesin e sotëm janë bllokuar në rrugën Durrës-Golem, dhe janë arrestuar Bruno Dosku, Maringlen Basha dhe Rian Hajdari, respektivisht 21, 23 dhe 24 vjeçarë, që po transportonin sasinë e drogës, në fjalë.