Pozicioni i Kinës ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar

Pozicioni i Kinës ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar

Pozicioni i Kinës ndaj Kosovës dhe mbështetja për integritetin territorial të Serbisë do të mbeten të pandryshuara, deklaroi Vu Banguo, një nga drejtuesit e parlamentit kinez në Beograd.

Gjatë takimit të delegacionit të Asamblesë Popullore të Kinës me kryeministrin serb, Mirko Cvetkoviç, ky i fundit tha se pret mbështetjen e Kinës për hapat e Serbisë edhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me Kosovën./rel/