f1_30ethem1333092413

Posti i kryesuesit të Bordit të ZRRE-së i ofrohet Ethem Çekut

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë del të jetë shumë i rëndësishëm për grupet e interesit politik.

Në mesin e emrave të lakuar për kryesues të Bordit është edhe ai i  Et’hem Çekut, ish-ministër i Energjisë dhe i Minierave në qeverinë e koalicionit LDK-AAK.

Burime të sigurta të gazetës të afërta më ish-ministrin kanë konfirmuar se qarqet vendimmarrëse i kanë propozuar Çekut që të marrë postin e kryesuesit të Bordit të ZRRE-së.

“Çeku nuk ka pranuar të marrë këtë post për asnjë kusht. Refuzimi u bë për shkak të mospajtimeve të vizionit për energjetikën”, shkruan sot “Koha Ditore”.