debim

Pos dëbimit nga vendet e BE, refugjatët kosovarë i pret edhe dënimi

debimMinistri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka sqaruar se Shteti i Kosovës nuk është ai që dënon qytetarët që ia mësynë vendeve të BE’së. Por gjoba prej 7 mijë e 500 eurosh e shqiptojnë vendet e BE’së ku qytetarët shkojnë ilegalisht.
“Ambasadori Brieger i Austrisë edhe ne takim me mua edhe para mediave ka bërë të ditur se për çdo qëndrim ilegal në shtetet e BE-së mund të shqiptohen ndalesat afatgjata në të gjithë zonën e Shengenit dhe se migrantët ilegal mund të dënohen me shpenzime administrative për kthim deri në 7500 euro, shkruan gazetalajm. Denimet mund të shqiptohen nga ato venede ku strehohen përkohësisht migrantët”, ka sqaruar Hyseni.

Në vazhdim, njoftimi I plotë

Qytetarë të nderuar,

Sot kam takuar ambasadorët e Gjermanisë dhe Austrisë, me të cilët midis tjerash kemi biseduar edhe rreth migrimit ilegal. Jam i habitur me raportimin e shtrembruar nga konferenca për medie e nje mediumi (Gazeta Blic) i cili më përshkruan fjalë qe nuk i kam thënë unë.

Ambasadori Brieger i Austrisë edhe ne takim me mua edhe para mediave ka bërë të ditur se për çdo qëndrim ilegal në shtetet e BE-së mund të shqiptohen ndalesat afatgjata në të gjithë zonën e Shengenit dhe se migrantët ilegal mund të dënohen me shpenzime administrative për kthim deri në 7500 euro. Denimet mund të shqiptohen nga ato venede ku strehohen përkohësisht migrantët.

Pra bëhet fjale për shpenzime administrative në shtetet ku kerkohet azili, e assesi për “denime’ qe do te shqiptonin autoritetet e Kosovës!

S.H.