Poposki në Bruksel në takim të Këshillit për stabilizim dhe asociim

Poposki në Bruksel në takim të Këshillit për stabilizim dhe asociim

Poposki në Bruksel në takim të Këshillit për stabilizim dhe asociimMinistri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, me rastin e Takimit të dhjetë të Këshillit për stabilizim dhe asociim midis Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian.

Siç kumtoi MPJ-ja, me takimin e sivjetmë do të kryesojë ministri Poposki duke pas parasysh presidencën e rradhës me Këshillin për stabilizim dhe asocim. Në delegacionin e Maqedonisë do të jetë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje evropiane, Fatmir Besimi. Bashkëkryesuesi nga ana e BE-së do të jetë ministri i Punëve të Jashtme i Lituanisë, Linas Linkeviçius, ndërsa në emër të përfaqësueses së lartë të BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurt Kethrin Eshton. Në takim do të marrë pjesë edhe komisari për zgjerim Shtefan Fyle.

Në takim do të bëhet fjalë për marrëdhëniet bilaterale midis Republikës së Maqedonisë dhe BE-së në kuadër të Procesit për stabilizim dhe asocim për realizimin e kritereve politike dhe ekonomike, bashkëpunimit financiar dhe zbatimit të Marrëveshjes për stabilizim asociim, si dhe për gjendjet në rajon, Ballkanin Perëndimor dhe çështje të tjera ndërkombëtare me interes të përbashkët.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, është paraparë që Poposki të ketë takime me përfaqësues tjerë të lartë nga institucionet evropiane, midis të cilave me përfaqësuesen e lartë të BE-së për punë të jashtme dhe politikës të sigurt Eshton, shefin e diplomacisë së Lituanisë Linas Linkeviçius dhe me komisarin për zgjerim Fyle.

Marrëveshja për stabilizim dhe asociim midis Republikës së Maqedonisë dhe BE-së hyri në fuqi më 1 prill të vitit 2004 dhe paraqet një kornizë për zbatimin e marrëdhënieve dakorduese deri në pranimin e Republikës së Maqedonisë në Union. Këshilli për stabilizim dhe asociim si forma më e lartë e bashkëpunimit institucional midis të dyja palëve, mblidhet në bazë vjetore në nivel të ministrave të punëve të jashtme.