Poll Volers : Nevojiten zgjedhje të lira dhe transparente

Poll Volers : Nevojiten zgjedhje të lira dhe transparente

 Poll Volers : Nevojiten zgjedhje të lira dhe transparenteAmbasadori amerikan në Maqedoni Poll Volers ka porositur sot që zgjedhjet e ardhshme presidenciale por edhe ato parlamentare të mundshme, të kalojnë në frymë demokratike dhe të qeta. Ai situatën momentale në Maqedoni e ka definuar si interesante.

“Po afrohen zgjedhjet, e dimë sigurt për ato presidenciale në prill, por nga ajo që dëgjoj dhe lexoj duket si një mundësi e madhe, të ketë edhe zgjedhje parlamentare.

Është me rëndësi të dini se kjo do të jetë një test për ju, për Maqedoninë, dhe për të gjithë ju si qytetarë dhe votues të Maqedonisë. Nevojiten zgjedhje të lira dhe transparente”, ka thënë Volers, gjatë një ligjërate që mbajti sot para studentëve të USHT-së, me temë “Perspektivat për zgjedhjet,një fushëbetejë me nivele”.

Sipas tij, votimet duhet të jenë të rehatshme dhe pa presione partiake për familjarët, votuesit dhe të jenë të fshehta, ndërsa beson në kapacitetet e Maqedonisë, për të qenë një shtet i fuqishëm multi-kulturor, demokratik dhe i integruar.