rosu_kosova

Policia vetem ushtrime jo ndonjë veprim konkret

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit të gjerë dhe me qëllim të shmangies se spekulimeve, Policia e Kosovës informon se në kuadër të aktiviteteve të rregullta të Njësiteve Speciale Operative të Policisë së Kosovës, janë duke u realizuar disa ushtrime policore të këtyre njësiteve.

”Ushtrimet policore janë duke u zhvilluar në disa rajone të Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe rajonin e Mitrovicës.

Këto ushtrime nuk kanë të bëjnë me realizimin e ndonjë plani të caktuar apo marrjen e ndonjë veprimi konkret, por janë ushtrime të rregullta policore të Njësiteve Speciale Operative që realizohen në baze te procedurave policore në kohë të caktuara.

Ushtrime të tilla të Njësiteve Policore pritet të realizohen edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin zyrtarë të Policisë së Kosovës.