Policia shton masat e sigurisë në objektet fetare serbe

Policia shton masat e sigurisë në objektet fetare serbe

Policia shton masat e sigurisë në objektet fetare serbePolicia e Kosovës pas dëmtimit të varrezave ortodokse në disa qytete të Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në objektet ortodokse fetare.

Këtë e ka konfirmuar në RTK, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës , Baki Kelani, sipas të cilit nga 194 objekte të Trashëgimisë Kulturore fetare sa janë në Kosovë, 23 prej tyre Policia e Kosovës i siguron për 24 orë, ndërsa në të tjerat patrullon kohë pas kohe.Sipas tij objektet në të cilat kanë ndodhur sulmet nuk kanë qenë në mbrojtje të Policisë së Kosovës.

Kelani ka treguar se mbrojtja e varrezave nuk hyn në kuadër të objekteve të trashëgimisë Kulturore dhe në këtë aspekt mbrojtja e tyre ka filluar pas raportimit në për sulmet.

“Në informacionet që ne kemi pas ne kemi marrë masat dhe kemi arritur që të menaxhojmë situatën më së miri, kemi pasur edhe protesta dje edhe sot dhe falë organizimit të mirë të Policisë së Kosovës nuk kanë ndodhur incidente dhe nuk ka eskaluar situata”, ka thënë Kelani.

Numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, sot gjatë tërë ditës janë parë në ambientet përreth kishës ortodokse, e ndërtuar në hapësirat e UP-së, në Gazimestan dhe afër manastireve serbe në Kosovë.

Zëdhënësi Kelani ka thënë se Policia ka filluar hetimet për gjetjen e autorëve që kanë bërë dëmtimin e varrezave.