Policia e Kosovës arreston disa aktivistë të “Vetëvendosjes”

Policia e Kosovës arreston disa aktivistë të “Vetëvendosjes”

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten disa aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje” në Gjilan, pasi gjatë orëve të paradites kanë bllokuar hyrjen në objektin e kuvendit komunal për të kundërshtuar miratimin e statutit të ri.

Të lidhur mes vete, krah për krah, ata për më tepër se një orë, nuk lejuan drejtuesit e komunës, të hynë në objektin ku pritej të mbahet mbledhja për miratimin e statutit të ri komunal. Aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje po kundërshtojnë miratimin e statutit të ri, meqë sipas tyre, me decentralizimin, komunës do t’i shkëputet një pjesë e mirë e territorit të saj.

Megjithatë, pas tre ndërhyrjeve të policisë, ata liruan hyrjen e objektit, e cila tani po mbikëqyret nga ana e forcave të rendit.