Polici i "Portokallisë", me risi

Polici i “Portokallisë”, me risi

Spaktakli i popullarizuar humoristik “Portokalli”, rikthehet në ekranet televizive me sezonin e18-të, që fillon këtë të diel, ora 20.45 në “Top Channel”.

“Portokallia” rikthehet më shumë humor, me personazhe të reja, me batuta me dhe pa politikanë, me probleme sociale që do të bëjnë publikun të qeshet, por edhe të mendojë.

Nuk do të mungojë Florian Binaj, qe do të jetë sërish në këtë shfaqje, por me një risi.
“Nuk do të ketë vetëm filma shqiptarë, por edhe të huaj, për të plotësuar atë publik që i ndjek më shumë se filmat shqiptarë. Sezoni i verës është një galeri e madhe batutash dhe po përgatisim brumin që do e bëjmë bukë për publikun gjatë spektaklit”, thotë Flori për TCH. Nuk do ta braktisë Isufin e motit dhe as policin, që këtë radhë vjen me monologë.

Floriani është ndoshta figura më e dashur dhe më e pëlqyer në Portokalli dhe mbetet një ndër talentet më të mëdha që ky spektakël ka mundur të sjellë që në edicionet e para të tij. Florian Binaj ka shumë epitete, polici, Isuf Metalla, Historau dashurau…por personazhi më i famshëm, më i dashur e që ka marrë ovacionet e pafundme të publikut, është ai i liderit të Opozitës dhe kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama.